Mickoski pas takimit me Haxhiun: Dialogu dhe bashkëpunimi rajonal sjellin më shumë stabilitet

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Në një njoftim, Mickoski theksoi rëndësinë e dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit rajonal për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim diskutuam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal mund të kontribuojmë për stabilitet më të madh, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit”, ka shkruar Mickoski.