Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Shkup! Dy raste me shenja dhune brenda pesë ditësh

TË FUNDIT

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm nga vajza e saj, në shtëpinë e tyre në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimi është bërë në orën 9:18. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trupin e gruas janë vërejtur shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Gjorçe Petrov, ku një person gjendet i vdekur me shenja dhune. Në rastin e parë, viktimë ishte një burrë 62-vjeçar, i gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.