Kasami dhe Mexhiti me Haxhiun në Çarshinë e Shkupit, biseda për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës në Shkup, ka vizituar Çarshinë e Vjetër së bashku me përfaqësues të VLEN-it. Ajo është shoqëruar nga bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe nga përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Bekim Qoku.

Gjatë vizitës, ata kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe zejtarë, ndërsa kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe mundësitë për thellimin e zgjerimin e bashkëpunimit.

Përmes një postimi, përfaqësuesit e VLEN-it kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Kosovën në funksion të qytetarëve të të dyja vendeve.