ASH-krahu i Selës në Frontin Europian, Berisha: Ku njeh politika armiqësi të përhershme dhe miqësi të përhershme…

TË FUNDIT

Vjollcë Berisha nga ASH-krahu i Selës në Daily Click në TV21 kritikoi, siç tha ajo, “procesin e përqeshjes së rreshtimit të ASH-së në Frontin Europian, sepse është aty edhe BDI-ja”. Berisha tha se kjo është tendencioze për ta nxirë procesin.

“Çfarë ka të keqe aty në qoftë se partitë bëhen bashkë për një qëllim të caktuar, ku ka në politikë, ku njeh politika armiqësi të përhershme dhe miqësi të përhershme. Edhe faktori rrethanë është tepër i rëndësishëm, në gjithçka. edhe në eksperimentet më të thjeshta shkencore, nëse i marrim faktorët anësorë, ne jemi në një moment tjetër”, tha mes tjerash Berisha.