Një anëtar i një grupi të majmunëve që kishte terrorizuar me javë banorët në një qytet të Japonisë është kapur dhe është vrarë, kanë njoftuar autoritetet, raporton BBC të mërkurën.
Majmunët kishin lënduar afro 50 persona në qytetin Yamaguchi.
Një nga liderët e grupit të majmunëve ishte gjetur në oborrin e një shkolle të mesme të martën. Ai fillimisht u godit nga shigjetat me qetësues e u kap, para autoritetet të vendosnin ta vrisnin. Majmuni u identifikua si një nga kafshët fajtore për sulmin.
Autoritetet janë duke kërkuar majmunët që kur sulmet kanë filluar tri javë më parë. Shumica e lëndimeve kanë qenë gërvishtje të lehta apo plagë nga kafshimet.
Incidente po vazhdojnë të ndodhin dhe po vazhdojnë kërkimet për anëtarët e grupit.
Majmuni i kapur ishte afro gjysmë metri i gjatë. Sulmet si në Yamaguchi të Japonisë janë të rralla.
“Fillimisht vetëm fëmijët dhe gratë sulmoheshin, së fundi janë shtuar në listë edhe burrat”, ka thënë një zyrtar i qytetit japonez.
