Arsovska premton furnizimin e 250 eko autobusëve për transport më të mirë publik në Shkup

TË FUNDIT

Furnizimi i 250 eko autobusëve të rinj do të realizohet  që në 82 ditët e para  nga mandati i ri i kryetares së Qytetit të Shkupit dhe prej këtu do të fillojnë  ndryshimet e paralajmëruara në transportin publik, të destinuara për gjithë qytetin e Shkupit, gjegjësisht për të gjitha vendet e populluara, paralajmëroi kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Arsovska e organizoi ngjarjen gjatë vozitjes 30 minutëshe me transport publik dhe potencoi se  vozitja është e pakëndshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gropat nëpër rrugë dhe pusetat nëpër rajonin qendror të qytetit.

“Shkupi më nuk guxon  të ketë lagje të harruara. E domosdoshme është Shkupi të marrë transport publik falas dhe eko autobusë të rinj. Kjo është zgjidhja më e shpejtë dhe më e sigurtë për transportin publik në Shkup, për dallim nga projekti Bas Rapid Tranzit që do të vlejë projekte plotësuese infrastrukturore, ndërsa realizimi do të zgjasë me vite”, deklaroi kandidatja e pavarur.

Ajo shtoi se projekti për BRT nuk është zgjidhje e shpejtë dhe se kërkon të bëhen intervenime  infrastrukturore plotësuese të urës “Kombet e Bashkuara” dhe prerje të gjelbërimit  në bulevardin “Arradhat Partizane”.

“Me projektin për eko autobusë tërësisht  do të zgjidhet problemi me transportin publik, ndërsa në të njëjtën kohë  do të bëhet rend për vozitje ku intervalet e itinerarit  të autobusëve do të shkurtohen që transporti të jetë më i shpejtë dhe më i shpeshtë”, paralajmëroi Arsovska dhe shtoi se rrëmuja në autobusë do të zvogëlohet, ndërsa do të vendosen edhe  linja më të shpeshta të natës gjatë uikendeve.

Arsovska potencoi se për këto zgjidhje nuk nevojiten muaj, as vite  por këto zgjidhen menjëherë.