Saliu: Gjendja ekonomike e romëve është katastrofale

TË FUNDIT

Shaban Saliu nga Forcat Demokratike të Romëve është sonte i ftuar në emisionin “10 Minuta” në TV21, ku u diskutua pozicioni i romëve në Maqedoni.

Ai tha se gjendja ekonomike e romëve është katastrofale.

“Romët jetojnë në kufi të ekzistencës, në banesa nën standarde. Gjithashtu 80% janë më të varfër nga më të varfërit në vend. Jetojnë në një situatë shumë të vështirë”, tha Saliu.

Sipas tij, kjo është për shkak të papunësisë së romëve.