4 viktima, 48 të shëruar, 126 raste të reja! Arrin në 3557 numri i rasteve aktive me COVID-19. 302 të vdekur gjithsej!

Must Read

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën...

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet...
- Advertisement -

Katër pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat ishin nga Shkupi, Tetova, Prilepi e Gostivari.

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1140 teste të bëra, 126 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 66 janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, 6 nga Kumanova, 4 nga Kavadari, 3 nga Resnja, 3 nga Prilepi, nga dy raste të reja janë shënuar në Strugë, Veles, Gostivar dhe Probishtip, ndërsa nga një rast në Manastir dhe Shën Nikollë.

- Advertisement -

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 raste të pacientëve të shëruar. Prej tyre, 48 janë nga Shkupi, 3 nga Rresnja dhe nga një në Shtip e Manastir, raporton tv21.tv.

Numri total i rasteve aktive me koronavirus për momentin është 3557 të infektuar. Gjithsej që nga fillimi i epidemisë janë prekur 6334 persona, prej të cilëve 2475 janë shëruar ndërsa 302 kanë vdekur.

- Advertisement -

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 92. Në mbështetje të oksigjenit janë 43 ndërsa nuk ka pacientë që janë të vendosur në ventilim mekanik, informojnë nga MSH.

Në Spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 23 pacientë të rritur dhe 3 fëmijë, dhe 4 të tjerë me simptome të virusit.

- Advertisement -

Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 18 pacientë të rinj, me çka numri total i të shtruarve ka arritur në 140. 11 pacientë janë në respiratorë.

Në Spitalin e Manastirit të hospitalizuar janë 45 persona, në atë të Shtipit 33, ndërsa në Spitalin e Tetovës, atë të Ohrit, Velesit, Kumanovës dhe Prilepit numri total i pacientëve të hospitalizuar është 74 persona të prekur nga COVID-19./TV21

- Advertisement -

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit erdhi pasi që disa ditë...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën 25 persona, bënë të ditur...

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet pas shpërthimit shkatërrues në gusht...

630 gjoba për mosmbajtjen e maskës gjatë 24 orëve të fundit

Në territorin e vendit tonë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 630 gjoba për mosmbajtjen e maskës, informojnë nga MPB.

Besimi – Sahakyan: Sistemi më i mirë për financat publike, më pak ekonomi informale dhe decentralizim fiskal

Fokusi i bashkëpunimit të Ministrisë së Financave me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në periudhën e ardhshme do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -