Zoran Milevski që të dalë nga burgu ka dorëzuar këto raporte mjekësore

TË FUNDIT

Të dënuarit Zoran Milevski i është lejuar ndërprerje 30-ditëshe e vuajtjes së dënimit me burg, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, për çka ai ka dorëzuar edhe raporte të specialistëve nga kontrollet e mjekëve, në të cilat është theksuar se pacientë ishte paraqitur në kontroll për shkak të ndjesisë së punës së përshpejtuar të zemrës, dhimbje në gjoks, dispne dhe agjitacion të dukshëm të cilat ishin lajmëruar pas stresit intensiv psikik dhe fizik. Milevski duhet deri më 09.09.2021 të kthehet në SHNP Strugë, informojnë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve – DES.

Milevski, ishte një nga pjesëmarrësit në aksidentin në komunikacion, i cili ndodhi të shtunën në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë, në të cilin një person humbi jetën, ndërsa shtatë ishin lënduar.

Të dënuarit Zoran Milevski, siç informojnë nga DES, me vendim prej 10.08.2021 i është lejuar ndërprerje e vuajtjes së dënimit me burg në përputhje me nenin 225 paragrafi 1 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve. Dënimi me burg, të cilin ky person i dënuar e vuan në SHNP të llojit të hapur në Strugë i ndërpritet në kohëzgjatje prej 30 ditëve edhe atë prej 10.08.2021 deri 09.09.2021 në të cilën ditë i njëjti duhet të kthehet në SHNP Strugë dhe të vazhdojë me vuajtjen e dënimit.

Diagnoza thuhet në kumtesë, për të cilën specialisti kishte thënë se nevojitet të vazhdohen ekzaminimet mjekësore është “Takikardi Supraventrikulare” dhe janë caktuar ekokardioradi, holter EKG TA, kolor dopler sonografi i arterieve katoride, KST, ndërsa është shënuar edhe terapi adekuate e medikamenteve.

Zoran Milevski – Kiçec është dënuar me tre vite burg, pasi e pranoi fajin për rastin “Reket” – marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.