Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka publikuar detaje për zjarrin e madh që e kaploi një objekt afër qendrës tregtare “Mavrovasja”.
Siç mësohet nga njoftimi i saj, ekspertizë në vendin e ngjarjes do të realizojë gjatë ditës së sotme.
“Më 1 maj 2020, rreth orë 01:50 në Shkup, në bulevardin “Goce Dellçev” ka kapluar zjarr në objektin e hotelerisë “Fontana”, me pronar M.A. (34), ku është djegur në tërësi veranda. Persona të lënduar nuk ka. Nga ana e Brigadës së kundërzjarrit zjarri është lokalizuar, ndërkaq ekspertiza do të realizohet gjatë ditës”, thanë nga MPB.
Siç mësohet, zjarrin e kanë shuar 20 zjarrfikës.
