Messi i dhuron Kenan Yıldızit atletet e ndeshjes së fundit me Argjentinën!

TË FUNDIT

Ylli i Juventusit, Kenan Yıldız, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Lionel Messi. Gjatë vizitës në selinë e kompanisë Adidas në Gjermani, futbollisti turk u surprizua me një kuti të artë, brenda së cilës ndodheshin atletet e personalizuara që Messi i kishte veshur në paraqitjen e tij të fundit me Kombëtaren e Argjentinës.

Dhurata shoqërohej edhe me një kartolinë të nënshkruar nga legjenda argjentinase. I emocionuar nga surpriza, Yıldız e cilësoi atë si dhuratën më të jashtëzakonshme që kishte marrë ndonjëherë.