Zjarri në rajonin e Qendër Zhupës dogji 10 hektarë pyje ahu

TË FUNDIT

Zjarri që shpërtheu dje rreth orës 17:00 në zonën e fshatit Melniçani Epërm, komuna Qendër Zhupë është vënë nën kontroll, por ende ekziston rreziku i aktivizimit të tij , deklaroi për MIA, Xhetan Miftaroski, komandant i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale të Dibrës.

Ai shton se për shkak të kësaj, zjarrfikësit si dhe punonjësit e degës së ”Pyjeve Kombëtare” mbeten në terren.

“Zjarri mbuloi një zonë të madhe me pyje ahu, pra rreth 10 hektarë. Sipas informacioneve fillestare, zjarri u shfaq fillimisht në kazermën ku po qëndronin prerësit e drurit, të cilët nuk ishin këtu për momentin, dhe u përhap. Shuarja përfshinte punonjës të degës së “Pyjeve Kombëtare”, policë, punonjës në komunën e Qendër Zhupës, së bashku me kryetarin Arijan Ibrahim”, tha Miftaroski.