Zaev takon kryeministrin grek Micotakis, “Greqia lobues dhe mbështetës i RMV-së në procesin e bisedimeve me BE-në”

TË FUNDIT

E deri sa Bullgaria po bëhet pengesa e radhës e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë duket se nuk kanë qenë ndonjëherë më të mira. Me tejkalimin e kontestin gati se 30 vjeçar për emrin, komunikimet zyrtare mes qeveritarëve të dy vendeve janë të vazhdueshme ndërsa në Athinë sot kryeministri Zoran Zaev takoi homologun grek Kirijakos Micotakis. Nga kryeministria informojnë se dy kolegët këtë takim e kanë vlerësuar si të rëndësishëm dhe kontribut shtesë për avancimin e raporteve mes dy vendeve. “Greqia mbetet lobist dhe mbështetës i fortë i vendit tonë në procesin vijues të bisedimeve me Bashkim Evropian , i cili duhet të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare gjatë udhëheqjes së Gjermanisë me Këshillin e BE-së”, shkruhet në kumtesë. Dy kryeministrat në takim kanë folur edhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për zbatimin e dispozitave nga Plani i Veprimit nga Marrëveshja e Prespës, mes të cilave prioritet ka vazhdimi i punës së komiteteve të përbashkëta të ekspertëve për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike, si dhe puna e Komitetit për dialog të biznesit për gjetjen e zgjidhjeve për markat dhe brendet të mbrojtura dhe për nxitje shtesë të politikave të cilat duhet ti lehtësojnë relacionet e biznesit.