Kujdes nga moti i lig! Sot priten reshje, bubullima dhe erë e fortë

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa zona priten reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të marrin formën e një moti të lig afatshkurtër, të shoqëruar me erë të fortë (mbi 60 km/h), shkarkime elektrike dhe mundësi të izoluar për breshër.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Në disa pjesë të luginës priten kushte për mot të lig afatshkurtër me erë të fortë, bubullima dhe mundësi për breshër. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, në ditët në vijim, nën ndikimin e një fushe me presion të lartë atmosferik, pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.