“Zaev po aktivizohet për të defaktorizuar shqiptarët”/ Ratkoceri: Ka një ide për koalicion VMRO-LSDM

TË FUNDIT

Në takimin e nesërm në Tiranë mes Edi Ramës dhe krerëve të partive shqiptare, sipas analistit Arben Ratkocerit, do të diskutohet për zhvillimet jo vetëm në Maqedoni, por edhe kontesti me Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë sipas tij zhvillimet intensive në Maqedoni menjëherë pas Vitit të Ri janë arsyeja e takimit.

“Me theks të veçantë do të kisha potencuar edhe zhvillimet e fundit sidomos tash shumë intensive pas Vitit të Ri, zhvillimet e brendshme në Maqedoni ku jemi të njohur ne si gazetarë se ka disa ide të ndryshme brenda koalicionit qeveritarë ku është aktivizuar që fundmi edhe ish-kryeministri Zoran Zaev që thuhet se kërkon një koalicion shumë të zgjeruar me VMRO-DPMNE-në ku shihet se përmes kësaj ideje mund të de faktorizohet faktori politik shqiptarë”- deklaroi Arben Ratkoceri, analist.
Të gjitha partive politike shqiptare në vend do t’i shkonte për shtati një takim me Ramën e sidomos nëse temë takimi do të jetë edhe “ideja” siç tha analisti Arben Ratkoceri për formim të një koalicioni të zgjeruar mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me mandat 8 vjeçar.
“Ky lloj takimi do t’i shkonte për shtati besoj të gjithë partive politike, nëse gjithnjë futet unë do ta kisha quajtur “avanturë” për formimin të një koalicioni të zgjeruar siç thuhet për 8 vite, se po të ishte ndonjë koalicion tematikë siç janë ndryshimet kushtetuese, ku kuptohet që duhet një numër më i madh i deputetëve atëherë është “okej”. Mirëpo ideja që të bëhet një koalicion 8 vjeçar mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së atëherë më të dëmtuarit do të jenë të gjitha partitë shqiptare”- pohoi Arben Ratkoceri, analist.
Nëse temat janë ekskluzive për faktorin politik shqiptarë atëherë nuk është nevoja për një parti shtesë maqedonase, shtoi Ratkoceri. Pohon se nëse ky lloj takimi përsëri do të keqpërdoret nga ana e VMRO-DPMNE-së atëherë përsëri do të ketë ndarje të thellë etnike. Për Kasamin që nuk do të ulet me Ahmetin, Ratkoceri tha se nuk është edhe aq lehtë t’i thuhet jo Edi Ramës.