187 prokurorë votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit! Pesë kandidatë në garë

TË FUNDIT

Sot, 187 prokurorë publikë votojnë për të zgjedhur drejtuesin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Në garë për këtë funksion janë pesë kandidatë: Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

Votimi është paraparë të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Zgjedhja e shefit të ri të kësaj prokurorie konsiderohet e rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për pavarësinë e prokurorisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.