Banorët e fshatit Debresh të Gostivarit janë tejet të revoltuar për vrasjen që ndodhi javë më parë. Ata madje edhe kanë marshuar në fshatin e tyre, duke kërkuar që gjykata ta dënoj maksimalisht dorasin. Banorët gjithashtu kërkojnë edhe dëbimin e dorasit nga fshati.
Avokati Sait Zylbeari thotë institucionet duhet të veprojnë shpejtë, sepse kur nuk zbardhet rasti familjet e marrin vetë drejtësinë në dorë
Ndryshe, javë më parë, në orët e mbrëmjes, pas një zënke verbale mes viktimës, 35 vjeçarit, me iniciale R.K, dhe vëllezërve B.V, dhe J.V, për një çështje banale, dy vëllezërit largohen nga vendi, dhe kthehen me një makinë të tipit Volvo me targa të Zvicrës, të armatosur me pistoletë e kallashnikov, dhe duke gjuajtur nga makina, lënë të vdekur 35 vjeçarin R.K. Gjysmë ore pas ngjarjes, njëri nga vëllezërit është dorëzuar në Polici, ndërsa më vonë, janë arrestuar edhe dy vëllezërit tjerë.
Muaj më parë një person u vra në Çellopek të Tetovës, ndërsa javë më pas dhe një viktimë në oborrin e spitalit të Tetovës. Muajin që lamë pas një vrasje ndodhi në Bogovinë dhe një 39 vjeçar humbi jetën në Tetovë pasi u vra me automatik në veturë.
