VMRO akuzon LSDM-në dhe LSM-në për politizim të protestës së punëtorëve! LSDM: Protesta është luftë për paga dinjitoze, jo politikë

TË FUNDIT

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, deklaroi se protesta e sotme e organizuar nga LSM është mashtrim dhe jo luftë për të drejtat e punëtorëve. Ai akuzoi se pas protestës qëndron LSDM dhe se njerëz të kësaj partie kanë organizuar punëtorë nga disa qytete për të marrë pjesë në protestë në Shkup. Sipas tij, kërkesat e punëtorëve janë legjitime, por mënyra e organizimit të protestës nuk është aktivitet sindikal. Petrushevski shtoi se LSDM dhe LSM po e përdorin protestën për qëllime politike.

Pas protestave të sotme publiku qartë pa se në vend të LSM-së qëndron LSDM, përkatësisht njerëzit e tyre i organizojnë punëtorët nëpër Maqedoni që të vijnë sot në Shkup.

 Sa për ilustrim, në Tetovë, si dhe nga ai rajon, punëtorët i organizoi anëtari i dalluar i LSDM-së, Miroslav Pavlovski. Punëtorët nga Strumica dhe rrethina i organizoi Branko Georgiev. Ai është ish-udhëheqës në Ndërmarrjen Publike të Strumicës “Komunalec” në kohën e LSDM-së.

 Kërkesat e punëtorëve janë një gjë dhe punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë realizimin e tyre”, tha Brane Petrushevski – VMRO DPMNE.

Nga partia opozitare mohojnë akuzat e VMRO DPMNE-së se protesta është e politizuar, thonë se protesta e punëtorëve është një luftë për paga dinjitoze dhe jetë të drejtë, jo politikë.

Nga LSDM thonë se Qeveria refuzoi ligjin për pagë minimale prej 600 euro, ndërsa zëri i punëtorëve duhet të dëgjohet.

“Kur ishim në pushtet, pagat i rritnim vazhdimisht, pagën minimale e rritëm nga 8.000 në mbi 20.000 denarë, ndërsa mesataren nga 22.000 në mbi 42.000 denarë. Dhe tani, kur e keni të vështirë, LSDM paraqiti Ligj për pagë minimale prej 600 euro, por Qeveria e refuzoi kërkesën. Keni të drejtë ta ngrini zërin, të jeni në rrugë. Protesta e Sindikatës nuk është politikë – është luftë për dinjitet, për pagë të drejtë dhe për jetë më të mirë për çdo familje. Ne nuk do ta keqpërdorim protestën tuaj dhe as nuk do ta politizojmë, ne nuk jemi VMRO”, theksoi Simona Cvetanovski, LSDM.

Nga opozita thonmë se mbështesin kërkesat e punëtorëve dhe i ftojnë anëtarët e saj të bashkohen me sindikatën.