Arrestohet 66-vjeçari nga Kërçova, iu gjetën armë dhe municione

TË FUNDIT

Më 16 prill 2026, rreth orës 16:15, në fshatin Dushogubicë e Sipërme në rajonin e Kërçovës, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë kanë privuar nga liria personin me iniciale G.S. (66), banor i Kërçovës.

Arrestimi është kryer për shkak të bazave të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse në fshatin Dushogubicë e Sipërme, me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe municion. Mes tyre një karabinë gjuetie e tipit “Mauser” e kalibrit 7.9 mm, një pushkë gjuetie “Zastava” e kalibrit M75 12 mm, si dhe një pistoletë “Zastava” e kalibrit M57 7.62 mm me krehër të zbrazët.

Po ashtu janë sekuestruar 23 fishekë gjuetie, 18 fishekë për pistoletë të kalibrit 7.62 mm, 10 fishekë për karabinë 9 mm, si dhe sende të tjera të lidhura me rastin.

Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihen kallëzime përkatëse.