Edhe pas disa takimeve të zhvilluara ndërmjet MASh dhe ekspertëve shëndetësorë ende nuk ka vendim definitiv për nisjen e vitit të ri shkollor.
Fati i nxënësve të klasës së parë dhe rihapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike me Covid-19, dhe nga formimi i Parlament funksional. Nëse përkeqësohet situata me virusin dhe nëse nuk ka Kuvend funksional kjo nënkupton prolongim të këtij viti shkollor, deklaroi ministri i Arsimit, Arbër Ademi, pa definuar se sa mund të zgjasë prolongimi.
“Për cilindo qoftë model që të përcaktohemi nga këto tre modele, është e domosdoshme që të kemi ndryshime ligjore, në ligjin për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm, që të kemi ndryshime ligjore duhet të kemi parlament funksional, që bëjnë me dije që mund të vijë edhe deri tek prolongimi i vitit shkollor, nëse nuk kemi parlament funksional, po mund të kemi porlongim të vitit shkollior edhe në qoftë se kemi përkeqësim të situatës epidemiologjike.” – deklaroi ministri Arbër Ademi.
