Vihet gurthemeli i Korridorit 10D/ Grubi: As Mickoski e as “Shën Micko” nuk mund ta ndalojë këtë projekt

TË FUNDIT

Qeveritarë, ambasadorë e përfaqësues të ndryshëm u mblodhën në Prilep për të hedhur gurthemelin e Korridorit 10D.

Pllakën e nisjes së punës e zbuloi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

 

 

Makineritë, sipas qeveritarëve, nga sot e nuk do të ndalen deri në përfundimin e punës.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë Ministrat në të kaluarën 90% kane qenë nga Prilepi dhe Manastiri, duke aluduar te ministrat e VMRO-DPMNE-së, por sipas tij nuk e bënë autostradën të cilën siç tha e ndërton qeveria e tyre.

 

 “Me ndërtimin e dy korridoreve 8 dhe 10D, paratë e qytetarëve i investojmë për të ardhmen e tyre duke siguruar rrugë të sigurta, infrastrukturë kualitative dhe vende pune konkurruese. Investimi në rrugë është investim për të ardhmen tonë”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

 

 

E zëvendëskryeministri Artan Grubi nga foltorja e përshëndeti kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin me këto fjalë…

 

“As Mickoski e as Shën Micko nuk mund ta ndalin këtë projekt, ky projekt vazhdon dhe të gjithë qeveritë, ndërsa e ardhshme do të jetë gjithsesi e njëjta, si kjo sot do ta përfundoj këtë projekt, do ti pres shiritat dhe të gjithë qytetarët do të vozisin tek ata”- tha Artan Grubi, Zv/Kryeministër i parë.

 

 

Për Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarsi, tha se me korridorin 8 dhe 10D i afrohemi Europës dhe rrugës europiane.

 

“Është nevoja të bëjmë ndryshime në Rregullore dhe ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë më ekonomike dhe më efikase ndërtimin e këtyre autostradave nga korridoret tona pan europiane. E ardhmja jonë është Europa dhe me ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve në shtet do ta afrohemi sa më afër deri tek familja europiane me shtet e zhvilluara”- deklaroi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

 

 

Drejtori i ndërmarrjes “Rrugë shtetërore”, Ejup Rustemi, u shpreh se ndërtimi i këtyre korridoreve do të thotë hapje e vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike për 2%.

 

“Kjo do të thotë hapjen e 7000 vendeve të reja të punës, kjo do të thotë edhe rritje e bruto prodhimit vendor për 2% në vit në 5 vitet e ardhshme, kjo do të thotë zgjedhje për rrethimin e Infrastrukturës Evropiane, kjo do të thotë zgjedhje e perspektivës”- tha Ejup Rustemi, drejtor I NP “Rrugët Shtetërore”

 

 

Korridori 10D në këtë pjesë është i gjatë 39,5km.

 

Projekti për Korridorit 8 dhe 10d, që në total janë 110 kilometra, do të kushtojë 1,3 miliardë euro.

 

Është e paraparë që ndërtimi i katër segmenteve të përfundojnë në fund të vitit 2027.