VIDEO / I pari i Komunës dhe sot u kërkoi masa restriktive, por Qeveria ende pa vendim!

TË FUNDIT

Kreu shtetëror sot ka vizituar Kumanovën, e cila për momentin ka numrin më të madh të të infektuarve me Kovid – 19 në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet lokale në vazhdimësi por edhe sot kanë kërkuar nga Qeveria që ta fusë Kumanovën në karantinë dyjavore, por kjo kërkesë edhe sot nuk mori përgjigje.

“Komuna e Kumanovës, sipas përqindjes për kokë banori ka numër më të madh të të infektuarve me Kovid-19 në shtet, dhe është më se e nevojshme të veprohet në mënyrë më restriktive që të parandalohet hovi më i madh i pandemisë, që mos të kemi numër më të madh”, tha kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se nuk është për masa rigoroze, e ndërkaq zëvendëskryeministri Bujar Osmani bëri të ditur se Qeveria ende është duke e shqyrtuar kërkesën e autoriteteve të Kumanovës.

Që të gjithë kanë shprehur ngushëllime për viktimat, ndërkaq kanë rekomanduar të respektohen masat që mos të shpërndahet më shumë virusi Kovid-19.