Spasovski nuk është “për” 24 orë mbyllje të Kumanovës, “por nëse më thonë epidemiologët, do ta realizojmë”

TË FUNDIT

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se personalisht nuk parapëlqen masa rigoroze, që është në këtë rast futja në karantinë e Kumanovës për 24 orë.

Por, ai shtoi, se nëse kjo kërkohet edhe nga epidemiologët, atëherë do ta fusë në fuqi.

“Unë nuk jam për bllokada rigoroze, për shkak se krahasimi Dibër – Kumanovë, 90 mijë banorë dhe 120 mijë banorë nuk është e njëjtë. Megjithatë, do të flasim edhe për këto çështje, për mbylljen e tërësishme të Kumanovës. Nëse është kjo masë që do të kërkohet edhe nga epidemiologët, atëherë do ta sjellim edhe atë masë, me qëllim që ta mbrojmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu vlerësoi se futja në karantinë e Kumanovës për 14 ditë do të sillet në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje ngjitëse.