Vajza vizitoi Jakup Krasniqin në Hagë: Duart ende i kishte të ftohta, por…

TË FUNDIT

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka përshkruar disa momente emocinuese rreth takimit të fundit që ka pasur me babain e saj në Hagë.

“Në vizitën tonë të fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë. Duart ende i kishte të ftohta, por perqafimet i ka të ngrohta gjithmonë. Sa shumë mall e krenari ndjejm per ty çdo ditë”, ka shkruar Gresa në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi kur ajo ishte e vogël në përqafimin e babait.

Jakup Krasniqi po akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK