Filipçe: Maqedonia po largohet nga rruga evropiane /Mickoski: Për reforma jemi lider në rajon, për identitetin s’bëjmë lëshime

TË FUNDIT

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi Qeverinë e udhëhequr nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE se po e largojnë Maqedoninë e Veriut nga rruga evropiane, në një kohë kur, sipas tij, Bashkimi Evropian po tregon gatishmëri për zgjerim me vendet kandidate. Filipçe tha se vendi po humb një mundësi të madhe për përparim drejt BE-së, duke pretenduar se mungesa e reformave dhe politikave të qeverisë kanë sjellë izolimin e shtetit nga agjenda evropiane.

Po Kryeministri dhe Hristijan Mickoski vlerëson se Maqedonia është vendi lider në rajon për zbatimin e reformave, ndërsa ndryshimi i Kushtetutës, sipas tij, nuk mund të konsiderohet reformë. Mickoski tha se Qeveria ka një qëndrim të qartë për mbrojtjen e identitetit kombëtar maqedonas.

Në ditët e fundit është raportuar se Bashkimi Evropian po avancon procesin e zgjerimit me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, ku për Shqipërinë dhe Malin e Zi janë planifikuar mbyllje të disa kapitujve negociues, ndërsa Ukraina dhe Moldavia pritet të hapin grupkapituj të rinj të negociatave. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë këtij ritmi të ri të zgjerimit, pasi procesi i saj i negociatave është i bllokuar në fazën fillestare hapja e kapitujve varet nga ndryshimet kushtetuese të kërkuara në kuadër të kornizës negociuese me BE-në.