U shpall futbollisti më i mirë në Zvicër, ja çfarë thotë Xhaka pas marrjes së çmimit

TË FUNDIT

Granit Xhaka është lojtari i vitit 2022 në Zvicër. Pas çmimit të tij në Natën e Futbollit Zviceran në Bernë, ai flet për çmimin, për të cilin thotë se ndihet shumë krenar, ndërsa zgjedh Mikel Artetan si njeriun që i dha shumë në karrierë.

“Më bën brutalisht krenar. Është një çmim special për punën e madhe të viteve të fundit në klub dhe në kombëtare.”, tha fillimisht Xhaka.

Ai më tutje flet për rolin e Artetas në rritjen e Arsenalit që këtë sezon po lufton për titullin kampion.

“Atij i është dhënë koha për të ndërtuar diçka dhe po bën një punë të shkëlqyer. Ai është një trajner shumë i veçantë. Ai ka një plan A, B, C dhe ndoshta edhe Z për gjithçka. Sapo ta kuptoni, e shihni futbollin ndryshe. Ai na flet shumë. Kemi shumë takime, edhe në grupe të vogla.”, theksoi Xhaka.

Në lidhje me mundësinë që Arsenali ta fitojë titullin, Xhaka tha se do të luftojnë ndeshje pas ndeshje.

“Euforia është e madhe. Unë kam qenë në Arsenal për shtatë vjet dhe atmosfera nuk ka qenë kurrë kaq e mirë. Ne jemi në krye. Por ne i marrim ndeshjet një nga një. Shpresojmë të mjaftojë për kupën në fund.”, tha në fund Xhaka.

error: Content is protected !!