Zjarri ka kapluar një pjesë të maleve të Kërçovës. Zjarri është aktiv tashmë 3 ditë radhazi. Nga fshati Tajmisht flakët përmes malit kanë zbritur në anën tjetër në fshatit Baçishtë dhe është afruar deri në 1 km.
Për momentin të rrezikuara janë disa kasolle për bagëti në krye të fshatit, ndërsa zjarri me ritëm të shpejtë po vazhdon të zbres poshtë.
“Ndodhemi një kilometër mbi fshatin Baçishtë zjarri i cili tanimë ka filluar tre ditë që të djegë këtë mal, ka filluar nga fshati Tajmisht dhe ka dal në këtë anë në fshatin Baçishtë , është afruar një kilometër afër fshatit, ndërmarrja Pyjet e Maqedonisë dega në Kërçovë po menaxhojnë me zjarrin një pjesë të zjarrit e kanë lokalizuar megjithëse ka filluar të përhapet në pjesën e poshtme”
Udhëheqësi i sektorit të Pyjeve të Maqedonisë – dega Kërçovë “Llapushnik”, Zoran Kërstoski thotë se terreni është shumë i vështirë, dhe se as zjarrfikësit nuk mund të depërtojnë për ta shuar.
“Në moment 70% është lokalizuar zjarri, megjithatë është zjarr i madh ka kapluar. Pyjet e njësitit Drenovë, dy pjesë, zjarr tokësorë në Bukovë kryesisht digjen gjethet dhe drunjtë, dhe degë të thara që kanë rënë. Tani kemi rrezik sepse zjarri po lëviz drejt fshatit Baçishtë. Atje ka rrezik një kasolle për bagëti për dhen. Këtë pjesë nesër duhet ta mbrojmë, ne posedojmë 30 persona në ekipin tonë që marrim pjesë në shuarjen e zjarrit”- deklaroi Zoran Krsteski –Udhëheqës i Ndërmarrjes së Pyjeve të Maqedonisë ”Llapushnik” Kërçovë.
Ai thotë se shkak për këtë zjarr është faktori njeri, konkretisht gjuetarët.
“Zjarri ka filluar ditën e diel ne kishim ekip kujdestarë dhe gjuetarët e kanë shkaktuar”- tha ”- deklaroi Zoran Krsteski –Udhëheqës i Ndërmarrjes së Pyjeve të Maqedonisë ”Llapushnik” Kërçovë.
Në ndihmë kanë dalë edhe mbi 30 banorë të fshatit te cilët po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Ata me kuaj kanë dal në pjesën më të vështirë dhe po mundohen ta shuajnë zjarrin. Ky banorë thotë se për 57 vite nuk mban mend një zjarr të këtillë.
“Kështu zjarri në pjesën tonë nuk mbajë mend të ketë ndodhur, ka rrezik ja fshati është këtu afër 800 metër nga këtu, dmth në një kilometra hyn në mes të fshatit. Nga ajo anë kanë shkuar fshatarët, atje ka një kasolle që ka 300 dhen dhe lopë mundohemi ta shpëtojmë atë, këtë pjesë e lokalizuam që të mos kalojë në anën tjetër, aktiv është që nga e diela në orën 11. (ngjitje) Një pjesë ne jemi këtu se nuk ka rrezik, pylltarët janë lartë ndërsa në anën tjetër janë diku te 20 persona, e shuajmë me dorë me greballa me çka ta shuajmë ”
Përveç në këtë pjesë në Kërçovë ka edhe një zjarr tjetër aktiv i cili është mbi fshatin Kollarë, afër Strazhës në anën e djathtë të rrugës, zjarri në atë pjesë është lokalizuar dhe për momentin nuk përbën rrezik dhe nuk pritet zgjerimi i tij.
