Sali takon komisioneren Kos në Bruksel: Integrimi jo vetëm premtim politik, por të sjellë mundësi reale për qytetarët

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Në fokus të bisedimeve ishin e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i Agjendës së Reformave dhe mundësitë për një integrim gradual në politikat e Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të Salit, zëvendëskryeministri ka theksuar se procesi i integrimit nuk duhet të mbetet vetëm një premtim politik, por duhet të sjellë mundësi reale për qytetarët dhe sipërmarrjet.

Ndër përfitimet kryesore u veçuan anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe heqja e tarifave të “roaming”-ut. Nga ana e saj, komisionerja Marta Kos dha edhe një intervistë të posaçme për gazetarët nga Maqedonia e Veriut, duke rikonfirmuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit.