Tre pjesëtarë të Gardës kombëtare e humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në një fluturim rutinor në perëndim të Nju-Jorkut, kumtuan autoritetet.
“Një helikopter për evakuim mjekësor UH-60 u rrëzua në afërsi të qytetit të vogël Mendon në afërsi të Roçester”, deklaroi Erik Dar, drejtor i sektorit për punë ushtarake dhe detare të shtetit Nju-Jork.
Hetimi për rrethanat e fatkeqësisë është në vijim. Helikopteri ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar në Roçester.
