Në Tetovë do të ketë zgjedhje për këshillin komunal. Për shkak se në këshillin komunal nuk kaluar miratimi i llogarisë përfundimtare, tetovarët do t’i drejtohen kutive zgjedhore.
Kryetari Bilall Kasami tha se ata gjatë ditës së sotme i janë drejtuar ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.
“Pas zhvillimit të fundit sidomos pas situatës me llogarinë përfundimtare unë veçmë kam informuar ministrinë e Pushtetit Lokal për procedimin e mëtutjeshëm dhe çka me këshillin komunal të Tetovës!? Qëndrimi im është se qytetarët janë lodhur me zgjedhjet e parakohshme, sidomos tetovarët, por në këtë rast nëse dikush do të bëj politikë, aty ku nuk bëhet politikë duke refuzuar llogarinë përfundimtare, duhet të mbajë llogari konformë përgjithësive që i ka marr si këshilltarë”, tha Bilall Kasami, kryetra i Tetovës.
Por i pyetur në atë pse deri më 31 mars nuk është votuar raporti përfundimtar i komunës, Kasami tha se nuk është futur në rend të ditës pikërisht nga vetë këshilltarët.
“Me kërkesë të disa këshilltarëve këshilli komunal e hodhi poshtë dhe nuk e votoi llogarinë përfundimtare”, tha Kasami,
Ministri Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski thotë se ministria vetëm e përcjellë vendimin dhe e konstaton atë se sipas ligjit duhet të kemi zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal.
“Neni 75 edhe 76 janë të qarta. Ministria vetëm e përcjell vendimin për shpërbërjen e këshillit. E përcjell vendimin për nënshkrimin e zgjedhjeve të reja në Qeveri dhe Qeveria nuk ka zgjidhje tjetër. Ashtu është në ligj vetëm e konstaton atë dhe e përcjell tek kryetari i Kuvendit i cili është i obliguar në bazë të ligjit për zgjedhje të nënshkruaj zgjedhjet për anëtar të këshillit në këshillin e Tetovës“, pohoi Goran Milevsim ministër i Qeverisjes Lokale.
Llogaria përfundimtare e komunës së Tetovës është futur në seancë me 7 prill, një javë pas afatit që është përcaktuar me ligj. Por ajo nuk u miratua për shkak 15 votave të përmbajtura nga këshilltarët e Lëvizjes Besa, Aleancës për shqiptarët, VMRO-së edhe Lëvizjes “Më mirë për Tetovën”. Vetëm BDI kishte votuar pro.
