Të shtëna me armë zjarri drejt një autobusi në Kosovë

TË FUNDIT

Një autobus në Kosovë, me udhëtarë që ishin nisur nga Deçani për në fshatin Gllogjan është sulmuar me armë zjarri, jozyrtarisht deri më tash raportohet për të paktën një të vdekur dhe dy të plagosur.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, për mediumet kosovare tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti”, ka thënë Gashi.