Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme lokale shiu. Në disa zona do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me reshje të shkurtra intensive dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 17 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje të përkohshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në vijim pritet periudhë me mot të ndryshueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht stabil me erë veriore mesatare deri të fuqishme, ndërsa nga e hëna sërish priten reshje lokale shiu dhe bubullima të izoluara.
