LSDM me interpelancë për ministrin e Bujqësisë! Tripunovski: Rejtingu i LSD po bie, po thyen çdo fund

TË FUNDIT

LSDM ka dorëzuar interpelancë për ministrin e Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, për shkak të, siç thonë ata, korrupsionit, skandaleve dhe politikave të dëmshme. Ata thonë se ai është një nga ministrat më të paaftë, i cili në vend që t’i mbrojë bujqit, i poshtëron, i varfëron dhe u kërcënohet. Akuzojnë se jo vetëm që janë bërë shkurtime, por edhe masa dhe programe të tëra për bujqit janë shfuqizuar ose pezulluar.

LUPÇO NIKOLOVSKI, DEPUTET I LSDM

0,4-0,39

Prej dy vitesh bujqit janë viktima të politikave të paafta dhe kriminale të Ministrisë dhe ministrit aktual. Në vend të politikave për zhvillim të bujqësisë, në vend të subvencioneve më të larta, në vend që të krijohen masa të reja mbështetëse, në vend që të krijohen programe të reja, siç bënim më parë, për këto dy vite Tripunovski e ka sjellë bujqësinë në kolaps – nga mosdija, paaftësia, keqdashja dhe me kërcënime e presione.

Nga LSDM thonë se interpelancën e kanë dorëzuar për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dhe shkeljes së ligjeve, ndërsa Tripunovski u përgjigj në Facebook.

GRAFIKË: CVETAN TRIPUNOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Politikisht nuk ekziston, ndërsa partia në të cilën je vetëm inventar i zakonshëm, ngadalë po zhduket. Interpelanca për mua që ke dorëzuar është aq e paligjshme, sa je edhe ti i paligjshëm në LSD. Interpelanca do të jetë po aq e pasuksesshme sa mandati yt si ministër i Bujqësisë dhe si antikorrupsionist! Aq e parëndësishme sa ishte edhe sekuestrimi yt i vetëm 30 kilogramëve gjalpë” – ka shkruar Tripunovski në Facebook.

Ai thotë se rejtingu i LSD po bie aq poshtë sa po thyen çdo fund.