Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dolën sot me njoftim zyrtar nga aksioni i djeshëm në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas MPB-së, katër persona janë arrestuar në aksionin policor të zhvilluar më 5 nëntor në gjashtë lokacione në Kumanovë, ndërsa një i dyshuar i pestë është i pakapshëm për organet e ndjekjes.
Në lidhje me: Katër persona nën hetim, tre përfundojnë në kërkesë për paraburgim! Ja si funksiononte skema e zhvatjes në Kumanovë
Sipas MPB-së, të arrestuarit janë D.P. (37), L.K. (73), M.K. (27) dhe D.ZH. (43), ndërsa Z.R. (35) është i pakapshëm për autoritetet.
Sipas Policisë, gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar marrëveshje për hua me kamata të larta, kontrata për prona të paluajtshme, një shumë më të madhe parash, automjete, telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike.
Një detaj tjetër i rëndësishëm nga njoftimi i MPB-së është se për kontratën fiktive të borxhit prej një milion denarësh ishte iniciuar procedurë përmbarimore, ndërsa personit të dëmtuar i ishte bllokuar llogaria bankare.
MPB-ja njofton se më 6 nëntor ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të pesë personave për veprat penale “zhvatje” dhe “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale”.




