Edhe ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari, paralajmëroi se do ta zgjidh problemin me mungesën e kuadrove, jo vetëm në Klinikën e Onkologjisë por edhe në klinikat tjera të vendit, problem i cili po zgjat tashmë disa vite, si dhe mungesa e terapive dhe medikamenteve. Taravari paralajmëroi punësim urgjent të kuadrove të reja dhe rifunksionalizimin e qendrave të onkologjisë në vendin tonë që pacientët të mos vijnë në Shkup dhe kështu të mos krijohet kaos. Ministri theksoi se së shpejti për këto probleme do të përgatitet raport të cilin do ta parashtrojë në seancë qeveritare.
Në klinikën e onkologjisë tashmë një periudhë kohore nuk ka terapi të caktuara dhe pacientët kthehen pa i marrë medikamentet e nevojshme. Drejtori Stojkovski, e pranon se ky problem ekziston, por paralajmëroi se së shpejti do të tejkalohet.
“Po punojmë që të zgjidhet problemi dhe shpresoj se së shpejti do ta kemi ilaçin. Konsiliumi onkologjik edhe më tej funksionon, kjo është nga mjekët tanë klinik onkologjik ku vendosim në mënyrë konsullore për terapinë dhe mendoj se të gjithë pacientët për të cilët do të indikohet, do ta marrin terapinë e nevojshme” tha Igor Stokovski, drejtor i klinikës së onkologjisë.
Vetëm dy ditë nga marrja e funksionit, drejtori i ri i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski, paralajmëroi se do të sigurohen buxhetet e patjetërsueshme për nevojat e klinikave.
“Tani vijon rebalanci i buxhetit të shtetit dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë buxhetet e patjetërsueshme për mjekim edhe për në Onkologji edhe për në Hematologji dhe në spitalet tjera ku ka buxhetet të miratuara”, deklaroi Sasho Kllekovski, drejtori i Fondit Shëndetësor.
Klinikën e Onkologjisë vitin e kaluar e tronditi skandali në të cilin udhëheqës të lartë mes tyre edhe ish drejtori, Nino Vasev, ishin të përfshirë në krim, ku u zbulua se ka pasur furnizime të mëdha të terapive citostatike pa tender, ku dyshohej se të njëjtat janë shitur.
