Sulmin me armë në Rusi e shkaktoi një adoleshent, e paralajmëroi në Telegram!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme të Tatarstanit sot bëri të ditur se masakra në shkollë në qytetin rus Kazan e ka kryer një adoleshent, i cili është arrestuar. Ministria e Punëve të Brendshme të Tatarstanit bëri të ditur se sulmuesi ka qenë vetë dhe nuk ka pasur bashkëpunëtor. Sulmuesi ka pasur mjet shpërthyes dhe pushkë automatike.

Edhe pse mediat lokale lajmërojnë për 11 të vrarë, sipas të dhënave zyrtare sulmuesi ka vratë tetë persona, prej të cilëve shtatë fëmijë. Presidenti i Tatarstanit Rustan Minihanovi, i cili menjëherë ka shkuar në vendin e sulmit dhe tha se janë vrarë shtatë nxënës.

“Humbëm shtatë fëmijë, nxënës të klasës së tetë, katër djem, tri vajza. Ata humbën jetën këtu në katin e tretë”, theksoi Minihanovi. Ai informoi edhe se 16 persona janë lënduar, prej të cilëve 12 fëmijë dhe katër të rritur, të cilët tani janë në spital.

Përndryshe, sulmuesi, i identifikuar si Ilnaz Gaialijev, ka 19 vjet dhe është ish-nxënës në atë shkollë. Sipas portalit Baza, ai në aplikacionin Telegram para sulmit ka krijuar një kanal dhe ka lënë disa mesazhe. Është fotografuar me maskë ku shkruan “Zot” dhe ka shkruar se do ta sulmojë shkollën ndërsa pastaj do të vetëvritet.

Megjithatë, mediat lokale theksojnë se policia kontrollon edhe version tjetër – se sulmuesi ka pasur dy bashkëpunëtorë, gjegjësisht ndihmës. Sipas burimit nga  FSB gjoja është arrestuar edhe 41 vjeçari Mohamedshin Ramil, i dyshuar për ndihmë dhe mbështetje të sulmit.

Motivi për sulmin ende nuk dihet.

Autoritetet kumtuan se janë vendosur masa sigurie shtesë në të gjitha shkollat në Kazan, kryeqytet i rajonit rus Tatarstan, rreth 700 kilometra në lindje të Moskës.

Policia hapi hetim penal për incidentin.

Dita e nesërme është shpallur Ditë zie në Tatarstan në kujtim të viktimav