Sezoni më i mirë turistik në vendin tonë ka qenë ne vitin 2019, ndërsa 2023-ta i ka arritur shifrat e para 4 viteve, e madje pritet t’i tejkalojë, thonë nga Agjencia për Promovimin dhe Mbrojtjen e Turizmit. Mbi 90% e kapaciteteve të akomodimeve hoteliere dhe private janë të mbushura, ndërsa rezervime ka deri në mes të tetorit.
“Sipas të dhënave të HOTAM dhe Agjencive të tjera kapacitet në rajonin e Ohrit janë të mbushura mbi 90% edhe në apartamente private dhe nëpër hotele. Gjithashtu edhe prenotimet janë deri në mes të muajit tetor”, tha Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Mbështetje të Turizimit.
Nëse vazhdon ky trend i trend i rritjes parashihet që në ekonominë e vendit vetëm nga sezoni veror të kemi 530 milionë dollarë të hyra.
“Sipas të dhënave të vitit 2022 në Entin Shtetëror të Statistikave në përqindje turistet në destinacionin tonë harxhojnë 85 deri 95 dollarë, të hyrat valutore janë rritur ndjeshëm, nëse rrinë në këtë situatë në industrinë turistike do t’i arrijmë rezultatet e parashikuara nga 530 milionë dollarë për vitin 2023. Turizimi në ekonominë e Maqedonisë në këtë moment ka angazhuar 35 mijë të punësuar që i bie 5-6% nga fuqia punëtore e shtetit me punësimet sezonale”, dekalroi Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Mbështetje të Turizimit.
Sipas statistikave të vitit 2022 një turist në vendet tona turistike harxhon 85-95 dollarë në ditë, por ende nuk dihet sa do të jetë përqindja ditore duke pasur parasysh se çmimet e pijeve dhe ushqimeve të shpejta në Ohër dhe Strugë janë rritur dukshëm.
