Spitali i Ohrit po mbushet! Qytetarët druajnë se nuk do të kenë ku të kurohen

TË FUNDIT

Numri i të prekurve me Kovid-19 vazhdimisht po rritet, ndërsa për shkak kësaj qytetarët e Ohrit druajnë se kapacitet e spitalit nuk do të jenë të mjaftueshme dhe se nuk do të  ketë vende të lira për kurim.

“Po kam frikë, unë kam fëmijë me paralizë cerebrale është edhe me virus është ftohur dhe e kane hospitalizuar me persona nga 70 vjet sepse nuk dhomë speciale për atë. Ja këtu te spitali ditor rrinë, ndërsa këtu është paraparë për persona nga 70 vjet, e trajtojnë si nuk e di çfarë të them. Nuk jam i kënaqur hiç”, tha një qytetar.

“Po për frikë është, rrezik është. Dobët, kushtet për momentin janë të mira”, u shpreh një qytetare tjetër.

Drejtori i spitalit të Ohrit Goran Baleski thotë se nuk ka vend për panik. Sipas tij janë 43 pacientë të shtruar me Covid-19 dhe se ka ende kapacitete shtesë.

“Reparti i infektologjisë është stërmbushur me 17 pacientë në atë pjesë janë shtruar rastet më të rënda dhe nga ata 17, rreth 11 janë me respirator. Gjithashtu janë mbushur edhe kapacitetet e Gerentologjisë e cila është transferuar përkohësisht në spitalin Shën Erazmo edhe aty kemi 12-13 pacientë edhe reparti i intrenos është stërmbushur. Kështu që sot e kishim pa tjetër të hapim një pjesë të kirurgjisë, ajo pjesë është shumë e adaptuar kemi edhe 6,7 shtretër të cilët janë rezervë në rast se numri rritet”, deklaroi Goran Baleski – Drejtor i Spitalit të Ohrit.

Baleski thotë se spitali i Ohrit mbulon vetëm rajonin e Ohrit dhe nuk pranon pacientë nga vendet tjera, sepse siç tha ai secili spital duhet te kujdeset për pacientët e vetë.

Në Ohër numri i të infektuarve me Covid nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 632 ndërsa raste aktive janë 178.