Spasovski: Ramë dakord me KOM që të mos mbahet ceremonia e “Ujit të bekuar”

TË FUNDIT

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në lidhje me festën e nesërme të “Ujit të bekuar”, tha se ka patur një takim me KOM në të cilin u ra dakord të mos mbahet ceremonia e hedhjes së kryqit. Ministria e Brendshme do të intensifikojë kontrollet nesër dhe nëse dikush nuk i përmbahet protokolleve, do të ndëshkohet, tha Spasovski.