14 të lënduar nga protesta e sotme në Tiranë, një protestues shtrohet në spital

TË FUNDIT

Sipas njoftimit, në mesin e të lënduarve janë nëntë protestues, katër pjesëtarë të policisë dhe një kalimtar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Nga nëntë protestuesit, një është shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar. Nga katër pjesëtarët e policisë, dy kanë marrë trajtim dhe janë larguar nga spitali.

Ndërkohë, njëri nga policë po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.