Spasovski: Pres së shpejti të formohet Qeveria, nuk ka zgjedhje të reja

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Kryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski pret se së shpejti do të formohet Qeveria e re nga LSDM-ja. I vlerëson si nebuloze akuzat nga opozita për blerjen e deputetëve, duke potencuar se nuk ka zgjedhje të reja.

“Gjoja blerja e deputetëve është edhe një nebulozë e Mickoskit nga spektri i nebulozave që çdo ditë i tregon. Ne jemi seriozë dhe kështu do të sillemi edhe gjatë formimit të Qeverisë. Përmes bisedës, përmes dialogut me pranimin e principeve për të cilat angazhohemi, kjo do të jetë baza në të cilën do të kërkojmë mbështetje prej deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Pres kjo të ndodhë shumë shpejt pas formimit të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Spasovski për “Brifingun e mëngjesit”.

- Advertisement -

Lidhur me atë nëse kanë biseda jozyrtare rreth Qeverisë së re, Spasovski e përsëriti se LSDM dhe koalicioni bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së 2 gushtit.

“Përndryshe gjithsesi se kemi kontakte me partitë politike jemi duke biseduar, megjithatë, detajisht rreth shumicës parlamentare, rreth Qeverisë, do të fillojnë bisedime zyrtare pas Ilindenit, me partitë të cilat para së gjithash janë gjithnjë e më evropiane të cilat kanë perspektivë dhe vizion për shtetin”, tha Spasovski.

- Advertisement -

I pyetur të japë koment për deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së se do të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë, Spasovski tha se ai vazhdimisht i ndryshon qëndrimet.

“Mickoski çdo ditë i ndryshon qëndrimet.  Deri para ca ditësh thoshte se ai do të formojë qeveri, se është duke e krijuar shumicën parlamentare. Tani thotë zgjedhje të reja. Kjo megjithatë është punë e tij. Zgjedhjet kaluan. Ato e kanë fituesin e qartë e ai është LSDM. Ne do ta formojmë qeverinë e re”, theksoi Spasovski për “Brifingun e mëngjesit”. 

- Advertisement -

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -