Spasovski: 250 mijë të punësuar mund të përfitojnë rrogë minimale për muajt prill-maj

TË FUNDIT

Pakoja e dytë e qeverisë për t’u përballur me krizën e ekonomike që po vjen nga virusi korona, do të mudësojë për t’i ruajtur vendet e punës nëpër sektorët privat por edhe për vazhdimësinë e proceseve të punës pohoi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski në konferencën për shtyp ku tregoi më në detaje për masat e sjella.

“Madje deri në 87 përqind e kompanive janë të përshtatshme për të aplikuar për të gjitha masat. Do të përfshihen 250 mijë vende pune dhe rreth 35 mijë kompani. Shuma që do ta fitojë çdo punëtor për dy muajt është 29,000 denarë, pothuajse 500 euro apo nga 14.500 denarë në muaj në llogarinë e punëdhënësit, megjithatë paratë janë të dedikuara për të punësuarit. Për të qenë më e qartë, kjo urdhëresë e përfshin çdo ndërmarje e sektorit privat që punëson në bazë të marrëveshjes për punësim, çdo subjekt juridik që punëson në bazë të marrëveshjes për punësim dhe punëdhënësit që përmes agjencioneve private për punësim angazhojnë punëtor për të kryer detyra të punës” deklaroi kryemininstri Spasovski.

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на премиерот Спасовски

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на премиерот Спасовски

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. April 2020