Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, disa pjesë të rrugëve “Kemal Sejfulla” dhe “Xhon Kenedi” në komunën e Çairit do të jenë pa energji elektrike nesër prej orës 08:00 deri në orën 15:00, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 një pjesë e rrugës “Maleshevska” në vendbanimin Draçevë.
Sipas informacionit nga EVN Maqedoni, prej orës 09:00 deri në orën 14:00 nuk do të kenë energji elektrike konsumatorët nga rruga “Kozle”, nënrruga nr. 1 dhe prej orës 10:30 deri në 13:30 rruga “Bukuresht” nga nr. 97 deri nr. 115 dhe rruga “Praga” nga nr. 44 deri nr. 78 në komunën e Karposhit.
Prej orës 11:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e rrugës “12” në Sonje të Poshtme.
Sipas informacioneve nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, nga ora 9:30 konsumatorët e vendbanimit Usje do të jenë pa ujë për shkak të aktiviteteve në kyçjen në rrjetin e ujësjellësit me diametër f-150 mm në rr. “Boris Trajkovski” p.n.
