Sllovakia dëboi diplomatë rus për shkak spiunimit, Moska do t’i përgjigjet me masë të njëjtë

TË FUNDIT

Sllovakia dëboi tre diplomatë rus për shkak dyshimit se merreshin me spiunim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë Juraj Tamaga në deklaratën e gazetës “Denik N” e konfirmoi informacionin. Mediat sllovake njoftojnë se diplomatët rus janë shpallur “persona non grata” që më 6 gusht.

MPJ ruse sot kumtoi se për këtë hap të Sllovakisë do të përgjigjet me masë të njëjtë.

“Tradicionalisht, do të përgjigjemi me masë të njëjtë”, kumtoi MPJ e Rusisë.