Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj.
Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, i cili pas tri ditësh në arrati është arrestuar të martën. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë Zekaj kishte njoftuar për rrezikun.
