Shtrenjtohen derivatet e naftës

TË FUNDIT

Nga mesnata, do të shtrenjtohen derivatet e naftës.

Dizeli do të shtrenjtohet për 3 denarë, kurse benzina për gjysmë denari.

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim edhe për shtrenjtim të vajit ekstra të lirë për amvisëri për 13 denarë e gjysmë, ndërkaq mazuti mbetet i pandryshuar, transmeton TV21.

Në bazë të këtij vendimi, nga mesnata litri i Eurosuper 95 do të jetë 67 denarë e gjysmë, ndërkaq i Eurosuper 98 do të jetë 69 denarë e gjysmë.

Një litër dizel dhe vajit ekstra të lirë do të jetë 58 denarë, ndërkaq kilogrami i mazutit mbetet 34.779 denarë.

Nga KRRE-ja njoftojnë, se se ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimit të Ligjit të akcizave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

TË NGJAJSHME