Shtetet e BE-së do të paguajnë 750 milionë euro për 300 milionë doza të vaksinës të “AstraZeneka”

TË FUNDIT

Italia, Gjermania, Holanda dhe Franca do të paguajnë 750 milionë euro për 300 milionë doza  të vaksinës potenciale të “AstraZeneka” kundër Kovid-19 si pjesë e marrëveshjes evropiane për garantimin e furnizimit të barnave. Këtë e deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Romë.

“Katër vendet e BE-së kanë mundësi të blejnë 100 milionë doza”, tha zëdhënësi.

Për pjesën e vet në marrëveshje, Italia do të paguajë 185 milionë euro për 75 milionë doza.

Paralelisht, Gjermania do të marrë pjesë në kompaninë bioteknologjike CureVac, e cila punon në vaksinën kundër Kovid-19, publikoi sot ministri i Ekonomisë Piter Altmejer. Qeveria gjermane do të fitojë 23 për qind nga kompania për 300 milionë euro./MIA