Shqipëri, u jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes që vdiqën në aksident

TË FUNDIT

Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme po përcillen sot për në banesën e fundit.

Dhjetëra të afërm e familjarë janë mbledhur sot në banesën ku jetonte Eduarit Gushi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët 9 dhe 14-vjeç, ndërsa shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia Patos.

Anastasia, Eva, dy vajzat e mitura të Eduardit dhe Silvanës u shuan bashkë me prindërit ndërsa po gëzonin për pushimet që do kalonin në Shqipëri.