Vogëlushi 8-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e komshiut! Policia e Shqipërisë arreston 38-vjeçarin

TË FUNDIT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier të Shqipërisë, ku një fëmijë 8 vjeç i cili qe raportuar i humbur u gjet i vrarë në banesën e komshiut.

E ëma e viktimës e kishte raportuar fëmijën të humbur, pasi nuk qe kthyer në banesë dhe pas kërkimeve, policia ka bërë të mundur gjetjen e trupit.

Trupi u gjet i mbuluar me baltë, në ambientet e banesës së Klodian Çalamëni, 38 vjeç.

Çalamëni ishte komshi me viktimën dhe dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në një cep të oborrit të tij.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar ka shfaqur shenja dhune edhe në të shkuarën, kryesisht kundrejt fëmijëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në komisariatin e Fierit, ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.