Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, rreth 100 kilometra larg Prishtinës
Për portalin rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
Gashi ka thënë se një person është plagosur, porse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke zhvilluar në disa pista.
Ai ka ka thënë se në mesin e tre të vrarëve janë dy nxënës shkolle dhe shoferi i autobusit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i ka ftuar organet e rendit që “sa më parë t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë”.
Sulmin e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë dhe rajon.
